Dy shpërthime të fuqishme në Afganistan, 14 viktima dhe 40 të lënduar

Bota
Dy shpërthime të fuqishme në Afganistan, 14 viktima dhe 40

Dy shpërthime të fuqishme janë regjistruar pasditen e së hënës në provincën qendrore Bamiyan në Afganistan, duke iu marrë jetën dhjetëra personave dhe plagosur shumë të tjerë.

Sipas të dhënave nga policia, janë të paktën 14 viktimat nga shpërthimet dhe mbi 40 të lënduar, bilanc ky që mund të përkeqësohet në orët në vijim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur një ditë përpara se komuniteti ndërkombëtar të kërkojë asistencë për Afganistanin në Gjenevë.

Lënda shpërthyese ishte fshehur në anë të rrugës pranë një pazari në Bamiyan dhe iu mori jetën 12 civilëve dhe 2 policëve trafiku. Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT