Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Drejtonin një grup prostitucioni, shkatërrohet ‘familja’ mafioze shqiptare

Ata drejtuan një grup të vërtetë kriminal që synonte prostitucionit përgjatë Terraglio në Preganziol dhe tani ka ardhur koha për gjykim.

Në bankën e të akuzuarve është shqiptari, Edmond Gjini, 40 vjeç, si dhe një 23 vjeçar italian dhe një 30 vjeçar rumun, pozicionet e të cilëve janë sqaruar në seancën paraprake.

Ndërkohë, Petrit Gjini, 27 vjeçar dhe një i ri rumun janë dënuar përkatësisht me nga 5 vjet e 4 muaj ndërsa Eduard Gjini, i konsideruar si kreu i bandës me vëllanë e tij, Edmondin, është dënuar me 4 vite.

Grupi ishte në gjendje të menaxhonte të paktën 20 prostituta që shisnin trupat e tyre përgjatë Pontebbana dhe Terraglio. Secila prej vajzave paguante një “qira” për stacionin me një shumë prej 250 eurosh në javë. Në këmbim, “vajzat e natës” merrnin mbrojtje nga organizata.

Edmond Gjini menaxhoi grupin për më shumë se një dekadë. Ai u arrestua edhe më herët pas një urdhri të Gjykatës së Venecias më 31 janar 2013 me detyrimin më pas që të mos kthehej në Itali për një periudhë prej 10 vjetësh. Në fakt, udhëtimet e tij të biznesit nuk mbaruan kurrë, siç kanë dokumentuar hetuesit. Aktualisht njeriu është i lirë dhe jashtë territorit italian.

Mediat vendase shkruajnë se atë e “tradhtoi” e ish e dashura e tij, një grua 43 vjeçare, që iu drejtuar policisë për të denoncuar metodat e bandës.

Edmond Gjini, pasi e la atë e kërcënoi që të mos raportonte në polici, megjithatë gruaja mori guximin dhe arriti bindte hetuesit duke “djegur” kështu organizatën.

Në këtë mënyrë përfunduan në pranga Eduard Gjinit dhe kushëriri i tij, Petriti, ndërsa një kushëri tjetër i quajtur Gjovalin ishte burgosur në Gjermani.

Të tre “togerët” e shefit kishin për detyrë të veçantë të garantonin rendin dhe mbrojtjen në rast të ndërhyrjes së prostitutave të tjera në hapësirat e administruara nga banda.

Për të mbledhur paratë ishte një vajzë rumune, Dragan Simona Mirabela, e dashura e vëllait tjetër të familjes Gjini, Antoni, dhe dy italianëve, Riccardo Ruggitello dhe Daniele Mastrella.

Si pjesë e hetimit, policia kërkoi gjithashtu hotelin “Al Sole” ku disa dhoma u përdorën nga prostitutat për të garantuar klientët takime të izoluara dhe më komode.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet