Një shifër rekord rastesh fatale me koronavirus janë regjistruar ditën e sotme në Greqinë fqinje.
Në bazë të të dhënave të publikuara nga ministria e Shëndetësisë në vend, rezulton se brenda ditës e humbën betejën me sëmundjen 101 persona. Po ashtu, në 24 orët e fundit, u konfirmuan 2,135 raste të reja pozitive për Covid-19.
Raportohet se nga rastet e reja, 13 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve në vend është 95,137, nga të cilat 53.3% janë burra.
Sa i përket situatës në spitale, 562 pacientë janë të intubuar. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç.