BE-ja mohon të jetë bllokuar dialogu Kosovë-Serbi, takimi i radhës…

Kosovë&Rajon
BE-ja mohon të jetë bllokuar dialogu Kosovë-Serbi, takimi i

Kosova dhe Serbia zyrtarisht janë të përfshira në procesin e dialogut për normalizimin e raporteve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, porse një takim në nivel liderësh, i parashikuar të mbahet në fund të shtatorit, është shtyrë vazhdimisht, nën arsyetimin e “bllokimit nga pandemia”.

Por, pandemia e koronavirusit nuk ka penguar takimin e datës 29 tetor, të shefave të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, Skender Hyseni dhe Petar Petkoviq në Bruksel, ku kanë diskutuar për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjeve të pronës midis dy vendeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Bruksel insistojnë se dialogu nuk është bllokuar.

“Që nga rifillimi në korrik, dialogu po vazhdon dhe po avancon me takime të ekspertëve dhe në nivel politik. Takimi radhës i nivelit të lartë politik do të thirret në Bruksel, porsa të lejojnë kushtet”, tha për Radion Evropa e Lirë, njëri nga zëdhënësit e BE-së, Peter Stano.

ME TE LEXUARAT