Autor i 19 vjedhjeve në banesa e dyqane, arrestohet ‘skifteri’ në Ksamil

Aktualitet
Autor i 19 vjedhjeve në banesa e dyqane, arrestohet ‘skifteri’

Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për vjedhje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S. P., 18 vjeç, banues në Sarandë. Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Ksamil, Sarandë, konkretisht:

S. P., 18 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Ksamil, Sarandë, konkretisht:

• Më datë 04.06.2020 ka vjedhur disa produkte në dyqanin e një shtetasi;

•Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetasi;

•Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një tjetër shtetasi;

•Më datë 29.08.2020 ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje;

•Më datë 03.09.2020 ka vjedhur një aparat celular në një dhomë të marrë me qira nga një shtetas;

•Më datë 26.09.2020 i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi;

•Më datë 14.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetaseje;

•Më datë 24.10.2020 ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi;

•Më datë 25.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në automjetin e një shtetasi;

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij shtetasi.

ME TE LEXUARAT