Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vlorë, 51 të prekur me Covid, mes tyre mësues, psikologë dhe sanitare

Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e sotme 51 raste të konfirmuara me COVID-19 në Vlorë.

Bëhet me dije se në rastet e raportuara janë të prekur tri mësues në shkolla të ndryshme.

Po ashtu kanë rezultuar pozitiv për koronavirus një psikologe dhe një sanitare në një shkollë 9-vjeçare.

Mësohet se një punonjës i prefekturës është infektuar me COVID-19. Nga rastet e raportuara bëhet me dije se janë infektuar dy edukatore në një kopsht dhe një sekretar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Të konfirmuar me COVID-19 janë edhe dy infermiere në qendër shëndetësore dhe një punonjës pranë kujdesit shëndetësor.

Te prekur rezultojnë po ashtu dy punonjës në Policinë e Vlorës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet