Vatra të reja infeksioni në Kinë, testohen miliona banorë për Covid

Bota
Vatra të reja infeksioni në Kinë, testohen miliona banorë

Autoritetet Shëndetësore në Kinë janë duke testuar me miliona njerëz, si dhe duke marrë masa anti-Covid, pasi raste të shumta me virusin janë zbuluar në tre qytete të vendit.

Masa në shkallë të gjerë janë duke u miratuar në qytetet e Tianjin, Shanghai dhe Manzhouli ndërsa zyrtarët kinezë kanë raportuar dy raste të reja të transmetuara në vend sot, duke e çuar numrin në 14 që nga java e kaluar.

Kina duket se kryesisht e ka të vënë nën kontroll virusin në muajt e fundit, por vatrat e reja kanë treguar se ekziston ende rreziku i rikthimit të infeksionit ndërsa temperaturat bien.

Qëkur virusi u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kina numëron 86,442 të infektuar dhe 4,634 vdekje të lidhura me virusin.

Të hënën, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë raportoi dy raste të reja të transmetuara në Shanghai gjatë 24 orëve, duke e çuar gjithsej në shtatë numrin e transmetimeve lokale që nga e premtja.

ME TE LEXUARAT