U vra gjatë përballjes së policisë me bandën kriminale, dëmshpërblehet shqiptari

Aktualitet
U vra gjatë përballjes së policisë me bandën kriminale,

Dëmshpërblim prej 410 mijë eurosh është vendimi që ka marrë nga Gjykata për familen e Nikolla Todit, shqiptarit hidraulik që 10 vite më parë gjeti vdekjen nga plumbat e Policisë greke dhe kriminelëve gabimisht në ”Masakrën e Vironas” në Attika të Athinës.

Gjatë një operacioni të Policisë greke më 16 shkurt të 2010, Todi u gjend gabimisht mes një përplasjeje të armatosur për arratisjen e një shqiptari nga burgu i Larisës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai u fsheh në një vend ku ndodhej edhe një kriminel teksa gjatë shkëmbimit të zjarrit ai mori 9 plumba atë ditë, 4 prej të cilëve nga Policia greke.

Todi la pas gruan dhe fëmijën 2-vjeç të cilët sot përfitojnë 410 mijë eurot nga vrasja gabimisht e hidraulikut. Dy oficerët e policisë që rezultuan ta kishin qëlluar u dënuan për vrasje pa dashje dhe më pas u liruan teksa dëmshpërblimin e ka kërkuar vetë gruaja e tij e ve.

ME TE LEXUARAT