Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Spitali COVID-4 gati për pacientë, Manastirliu tregon se kur do hapet

Ndërkohë që shifrat e të infektuarve me Covid rritet çdo ditë, Qeveria po bëhet gati të hapë COVID-4.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje nga ky spital ku ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu po inspekton ambjentet e spitalit.

“Ministrja Manastirliu në spitalin #COVID4, i cili është përgatitur, sikundër disa spitale rajonale, për të përballuar situatën e epidemisë.

Por lufta nuk bëhet dot vetëm në spitale, ndaj të bashkohemi për ta fituar atë duke e mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit në jetën tonë të përditshme.”-shkruan Rama në Facebook.

Ministrja Manastirliu u shpreh se Covid-4 do të hapet kur të ezaurohen hapësirat e 3-shit.
“Në momentin që ezaurohet 3-shi strukturat këtu janë gati.”-u shpreh Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi nga spitali COVID4 se po përgatiten edhe spitalet rajonale për përballimin e situatës së epidemisë.

“Kjo nuk është një periudhë e lehtë, e cila po shoqërohet me rritje të numrit të rasteve, ndaj vendosja në dispozicion e kapaciteteve të reja dhe përgatitja për hapjen e spitalit COVID4 vjen si përgjigje për përballjen e situatës.

Nga ana tjetër edhe spitalet rajonale po përgatiten dhe tashmë strukturat janë ngritur, personeli është trajnuar, aparaturat biomjekësore janë vënë në dispozicion”, tha Manastirliu.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet