Spanjë, Katalonia rihap baret e restorantet pas izolimit 5-javor

Bota
Spanjë, Katalonia rihap baret e restorantet pas izolimit 5-javor

Baret, restorantet, palestrat dhe kinematë u rihapën në Katalonjë këtë të hënë, pas 5 javësh izolim, të vendosur për të luftuar përhapjen e Covid-19.

Autoritetet lokale nisën lehtësimin gradual të kufizimeve, edhe pse masa e shtetetrrethimit nga ora 10 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit do të mbesë në fuqi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grumbullimet deri në 10 persona do të lejohen duke nisur nga 21 dhjetori, për të mundësuar celebrimin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në grupe të mëdha, tha qeveria rajonale.

Aktualisht nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 6 personave.

Masa e shtetrrethimit pritet që të zbutet gjatë periudhës së festave të fundvitit. Katalonja është rajoni më i goditur rëndë nga pandemia koronavirus në Spanjë, pas Madridit, me afërsisht 300 mijë të infektuar dhe mbi 7400 viktima.

Rajoni ishte i pari në këtë shtet që mbylli plotësisht baret dhe restorantet në valën e dytë të Covid-19. Por, kufizimet kanë dhënë efektin e tyre duke ulur nivelin e përhapjes.

Pronarët e bizneseve shprehen të kënaqur me rihapjen, por e ndjejnë shumë mugesën e turistëve të huaj.

“Është një proces shumë i ngadaltë, pasi nuk varet vetëm nga frekuentimi i banorëve lokalë. Gjithashtu, varet shumë nga kthimi i turizmit në vendin tonë. Kjo na prek shumë ne. Për shembull, në lagjen tonë, nëse nuk ka turizëm, shitjet tona përgjysmohen”, tha Susana Rubio, menaxhere kafeneje.

Kryeministri Pedro Sanchez, bëri me dije se Spanja do të nisë vaksinimin kundër Covid-19, në janar. Ai tha se pret që pjesa më e madhe e popullatës të jetë pjesë e këtij programi vaksinimi brenda 6 muajve.

ME TE LEXUARAT