Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shuhet Ismet Peja, ikona e muzikës popullore qytetare

Eshte ndare nga jeta ikona e muzikës popullore Ismet Peja. Lajmin për vdekjen e këngëtarit e ka bërë të ditur djali i tij Visar Peja.

Ai nëpërmjet një postimi në ‘facebook’ ka shkruar se “Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë sepse ke ngelë i përjetshëm. Të fala i bën mamasë”.

Ismet Peja u lind më 27 Prill 1937 në Gjakovë dhe është i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar.

Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Gjerë tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta.

Në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet