Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shifra rekord në Korçë, 88 të infektuar në 24 orë, mes tyre edhe 12 mësues

Shifër rekord është shënuar në 24 orët e fundit në qarkun e Korcës. 88 raste të reja është shifra mes testimeve të kryera në qarkun e Korcës, ndërsa rastet ndahen në 4 Bashki.

Përkatesisht 52 në Korcë,29 në Pogradec,4 në Kolonjë dhe 3 në Devoll,ndersa janë shënuar dhe 2 humbje jete në bashkinë e Korcës.

Ajo që vihet re mes rasteve të afishuara ditën e sotme nga ministria është se vijon te rritet numri i infektimeve në institucionet arsimore.

Nga 52 rastet në Bashkinë e Korcës, 10 prej tyre janë mësues duke e çuar numrin e mësuesve aktivë mbi 50.

Po ashtu nga 29 rastet e sotme të qytetit të Pogradecit 2 prej tyre janë mësues, çka e bën numrin ne total të mësuesve aktive të infektuar në 16.

Mësues të infektuar ka patur edhe në shkollat e qytetit të Kolonjës, por nuk ka një shifër ekzakte pasi nga drejtoria e shëndetit publik të kësaj bashkie informacioni është tejet i rezervuar.

Numri në total për gjithë qarkun e Korçës ka shkuar në 934, ndërkohë që afro 80 prej tyre janë mësues

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet