Shërohet nga Covidi Janullatos, mesazhi i tij pas daljes nga spitali

Aktualitet
Shërohet nga Covidi Janullatos, mesazhi i tij pas daljes nga spitali

Kryepeshkopi Anastas Janullatos është shëruar nga koronavirusi.

Në një postim në Facebook, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njofton se tashmë, ai do ta vijojë trajtimin mjekësor të nevojshëm në shtëpi, në Athinë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu, në postim shkruhet se “duke lavdëruar Perëndinë për ecurinë e kësaj sprove të rëndë”, kryepeshkopi shpreh mirënjohjen e tij për mjekët dhe infermierët e Pavijonit të Terapisë Intensive, nën drejtimin e profesoreshës znj. Anastasia Kotanidhu.

Janullatos shpreh gjithashtu mirënjohje për të gjithë ata qe e kanë mbështetur gjatë kësaj kohe.

Postimi

Kryepiskopi Anastas del nga Spitali

Falënderimet e tij të përzemërta

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, pas një trajtimi mjekësor dymbëdhjetëditor në Pavijonin e Terapisë Intensive të Spitalit “Evangelismos”, do të vazhdojë trajtimin mjekësor të nevojshëm në shtëpi, në Athinë.

Duke lavdëruar Perëndinë për ecurinë e kësaj sprove të rëndë, Kryepiskopi shpreh mirënjohjen e tij për mjekët dhe infermierët e Pavijonit të Terapisë Intensive, nën drejtimin e profesoreshës znj. Anastasia Kotanidhu.

Fortlumturia e Tij falënderon nga thellësia e zemrës për urimet vëllazërore shumë të vyera Tërëshenjtërinë e Tij, Patriarkun Ekumenik, z. Vartholome; Fortlumturitë e tyre, patriarkët e Aleksandrisë, z. Theodhor; të Antiokisë, z. Joan; të Jeruzalemit, z. Theofil; të Moskës, z. Kirill; Fortlumturitë e tyre, Kryepiskopin e Qipros; z. Krisostom dhe të Athinës, z. Jeronim, si edhe shumë hierarkë të tjerë të shtrenjtë. Kryepiskopi falënderon ngrohtësisht Hirësinë e Tij Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman, Kryegjyshin Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Arqipeshkvin Mitropolitan të Shkodrës, Mons. Anxhelo Masafra.

Ai shpreh falënderime të ngrohta për mbështetjen e ngrohtë të Shkëlqesive të tyre, për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta; për Kryeministrin, z. Edi Rama; për Presidenten e Republikës së Greqisë, znj. Ekaterini Sakelaropulu; Kryeministrin, z. Kiriako Mitsotakis; për ish-presidentët e Republikës së Greqisë, z. Prokopi Pavlopulos dhe z. Kristo Sarcetakis; për kryetarin e Opozitës Parlamentare, z. Aleksi Cipras; për ish-kryeministrin, z. Andonis Samaras; për ministrat z. Niko Dendias dhe Miltiadhis Varvitsiotis; për z. Miki Theodhoraki, për Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi; për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj; për kryetarin e PBDNJ-së, z. Vangjel Dule; për gazetarë shqiptarë dhe grekë.

Gjithashtu, falënderon me të gjithë zemrën miqtë e panumërt, klerikë dhe laikë, të njohur dhe të panjohur, që e mbështetën me lutjet e përzemërta dhe me shprehjet spontane të dashurisë së tyre gjatë kësaj kohe.

Pjesëmarrja e heshtur në vuajtjen e popullit të Perëndisë ndihmon në mënyrë mistike në arritjen e kohezionit social. Dashuria spontane e sinqertë gjithmonë fal fuqi në çastet e vështira të njerëzve. Dashuria është gjëja më e vyer që mund të ekzistojë në botë. Nga Sekretaria e Sinodit të Shenjtë Tiranë, 23 nëntor 2020.”

ME TE LEXUARAT