Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama publikon video nga Vau i Dejës: Po punohet për hapjen e kanalit që do ujisë rreth 450 hektarë tokë

Me këto pamje nga Vau i Dejës, ku tregon investimet në infrastrukturën ujitëse të tokave bujqësore, e ka nisur mëngjesin sot kryeministri Edi Rama.

Krahas videos, Rama bën me dije se po punohet për hapjen e kanalit kryesor që do të ujisë rreth 450 hektarë tokë bujqësore, duke zgjidhur hallin shumëvjeçar për fermerët e kësaj zone.

“Mirëmëngjes dhe me Vaun e Dejës, pjesë e investimeve që vijojnë në infrastrukturën ujitëse të tokave bujqësore, ku po punohet për hapjen e kanalit kryesor që do të ujisë rreth 450 Ha tokë bujqësore, duke zgjidhur hallin shumëvjeçar për fermerëve e kësaj zone, ju uroj një ditë të mbarë.

Sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore është dyfishuar nga 120 mijë Ha që ishte në vitin 2013 në 255 mijë Ha në vitin 2020, një nga plot dëshmitë kuptimplota të rilindjes që vazhdon edhe në bujqësi”, shkruan Rama.

Në fund kryeministri thekson se sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore është dyfishuar nga 120 mijë hektarë që ishte në vitin 2013 në 255 mijë hektarë në vitin 2020.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet