Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Një minutë heshtje në nderim të Ismet Pejës”, kështu nisi seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e sotme (e hënë) në Kuvendin e Kosovës ka filluar punimet me një minutë heshtje për nder të ikonës së muzikës shqipe, Ismet Peja.

Doajeni i muzikës sonë ka ndërruar jetë në orët e hershme të ditës së hënë (23 nëntor), ndërsa lajmin e konfirmoi djali i tij, Visar Peja.

Peja, i cili lindi në vitin 1937 ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare, ndërsa është ndër artistët me përvojë më të gjatë në skenën tonë muzikore.

Në fillim të seancës, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë çuar në këmbë dhe kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së Ismet Pejës.

Ndryshe, është bërë e ditur se artisti legjendar do të varroset gjatë ditës së sotme (e hënë, 23 nëntor) në orën 15:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet