Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Më thanë se isha kërcënim”, i ndalohet hyrja në Kosovë edhe nënkryetarit të Beogradit

Vesic dhe delegacioni i tij nuk u lejua të hyjë në Kosovë, duke treguar se ai u ndalua nga dy xhipa me policë të armatosur.

Vesic është lajmëruar në kufi se hyrja e tij është ndaluar me një vendim nga Qeveria e Kosovës, me arsyetimin se ardhja e tij në Kosovë përfaqëson një rrezik për sigurinë e vendit.

Goran Vesić tha për Programin e Parë të Radio Beogradit se ai e sheh ndalimin e hyrjes së tij si një vendim kundër Beogradit, dhe jo kundër tij personalisht.

Vesić ka zbuluar se delegacioni i Beogradit po vinte në Kosovë për të nënshkruar një statut për binjakëzim me komunën e Mitrovicës së Veriut.

Sipas tij, me vendimin e sotëm, autoritetet e Prishtinës kanë treguar se nuk duan që fëmijët në Kosovë të kenë një park lojërash dhe se refugjatët nuk kanë të drejtë për apartamente.

Pas ndalimit të tij ka reaguar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Në deklaratën e kësaj zyre thuhet se parandalimi i Vesicit dhe bashkëpunëtorëve të tij demonstrimi më i hapur i vullnetit të Prishtinës për të kontribuar në krijimin e marrëdhënieve normale ndëretnike dhe klimës sociale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet