Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lezhë-Milot pranë ishull Lezhës, si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Në mjet tip Golf 5 ka goditur nga pas një eskavator të bashkisë Lezhë.
Të plagosurit ndodhen në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Ende nuk ka detaje të tjera nga ngjarja por Report Tv do t’iu mbajë të informuar në vazhdim.
Ndërkaq kujtojmë se dje një tjetër aksident është shënuar në aksin Lezhë-Milot pranë kryqëzimit të ishull Lezhë, ku ka humbur jetën një këmbësor.
Një furgon mallrash përplasi për vdekje një këmbësor, ku në rrugë dallohej qartë mungesa e ndriçimit.