Mali i Zi ka vendosur qe qytetaret shqiptare te lejohen per ta kaluar kufirin vetem duke pasur me vete pergjigjen e nje tamponi anti-COVID.
Policia kufitare shperndau njoftimin per qytetaret me ane te nje deklarate:
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër.
Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan:
Njoftojmë të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë.
Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.