Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kush është shqiptari në listën e personave më të rrezikshëm të Europol

Europol publikoi listën e 56 kriminelëve më të kërkuar në Europë. Mes emrave famëkeq të bosëve të mafias italiane, si Matteo Messina Denaro, është dhe 50-vjeçari shqiptar, Aleks Burreli.

Shqiptari kërkohet nga autoritetet e Qipros, pasi është i përfshirë në vrasjen e trefishtë që ndodhi, më 23 qershor 2016 në Aya Napa.

Burreli akuzohet se, së bashku me një bashkëpunëtor, hyri në një restorant në Ayia Napa, i maskuar dhe me armë automatike, duke hapur zjarr e duke vrarë një biznesmen, një oficer policie dhe gruan e tij në sy të fëmijëve të mitur.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit në vendngjarje mbeti i plagosur dhe një efektiv tjetër policie ndërsa Burreli dyshohet se vrau dhe bashkëpunëtorin e tij.

Burreli u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet që u gjet disa kilometra më tutje i djegur.


Një vit më pas në media qarkulluan informacione se Burreli ishte eliminuar nga grupet kriminale për të mos mësuar porositësit e krimit të rëndë, por informacionet e Europol tregojnë se ai vijon të jetë në arrati ndaj dhe emri i tij është në listën e më të kërkuarve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet