Kultivimi i kanabisit, Lleshaj: Probleme në Skrapar, ka efektivë të përfshirë

Politikë
Kultivimi i kanabisit, Lleshaj: Probleme në Skrapar, ka efektivë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në kuadër të luftës kundër kanabisit ka zhvilluar pasditen e sotem një takim me dyert e mbyllura në Berat.

Ai është takuar me drejtuesit e lartë të Policisë në Berat ku ka evidentuar problematikën me fenomenin e kultivimit të narkotikëve në Skrapar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij zona e Skraparit mbetet problematike dhe u ka bërë vërejtje efektivëve që janë implikuar në aktivitetin e paligjshëm.

“Probleme të shtuara në lidhje me këtë fenomen të kultivimit të narkotikëve kemi pasur në zonën e Skraparit dhe këto probleme janë evidentuar nga DPV-ja e Beratit dhe jo nga Komisariati i Policisë Skrapar. Ne kemi vërejtje për efektivët e policisë Skrapar,ku kemi dhënë vërejtje pasi ka pasur implikime në nivele të ndryshme.

Për ata që i gënjen mendja se mund të përfshihen në veprimtarinë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike,ta harrojnë,ne do ti godasim me struktura të mirëorganizuara”-ka thënë Lleshaj.

Në fund Lleshaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Beratit të respektojnë masat ndaj COVID-19 dhe të mbrohen.

ME TE LEXUARAT