Kosova miraton nisjen e negociatave me Malin e Zi për eleminimin e tatimit të dyfishtë

Kosovë&Rajon
Kosova miraton nisjen e negociatave me Malin e Zi për eleminimin e tatimit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e kësaj të hëne ka miratuar nisjen e negociatave për eleminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi.

Kjo marrëveshje përmban gjithsej 21 nene që do të lehtësojnë ekonominë në mes të dy shteteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri Avdullah Hoti në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë deklaroi se kjo marrëveshje ka për qëllim ‘Eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiscal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital’, nëpërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Duhet përkujtuar që në Kosovë deri më tani janë 16 marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë.

ME TE LEXUARAT