Këngëtarja Anxhela Peristeri është e përzgjedhura e jurisë për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin “Eurovision 2021”.
Ajo ka grumbulluar shumën më të madhe të pikëve nga juria e Festivalit të Këngës, konkretisht 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë.
Juria përbëhej nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku.
Këngëtarja me këngë “Karma” la pas Viktor Tahirajn me këngën “Nënë” me 266 pikë dhe Gjergj Kaçinarin “Më jep jetë” me 245 pikë.
Ndërkohë, edicioni i ardhshëm i “Eurovision” do të mbahet në Holandë, nga data 18 deri më 22 maj.