Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kjo është Barcelona më e dobët e 25 viteve të fundit

Skuadra e Barcelones vazhdon të jetë hija e vetvetes në La Liga këtë sezon dhe nga java në javë konfirmon situatën e vështirë në të cilën ndodhet.

Skuadra e Ronald Koemanit nuk mund të kishte bërë një start më të dobët të 2020-‘21, i cili u konfirmua edhe një herë tjetër me paraqitjen e katalanasve në “Ëanda Metropolitano” të shtunën, ku skuadra e Mesit humbi përsëri (1-0).

Katalanasit kanë grumbulluar vetëm 11 pikë nga 24 të mundshmet deri në këtë fazë të kampionatit. Ata kanë regjistruar tri fitore, dy barazime dhe tri humbje në tetë javët e para, statistika të cilat në këtë moment nuk mund të japin shpresë për një garë rivalizuese për të fituar titullin në fund. Shumë pikë të lëna pas, aq sa e bëjnë këtë skuadër më të dobëtën në 25 vitet e fundit.

Nuk ndodhte që prej sezonit 1995-1996 që Barcelona të bënte një nisje kaq të dobët të një sezoni, kur hyri në fuqi sistemi i tre pikëve për fitore. Dhe rezultatet e fundit më të dobëta të krahasueshme me skuadrën e sotme, katalanasit i arrinin në sezonin 2002-2003 dhe 2003-2004.

E megjithatë, sërish në këto sezone, ata regjistronin tri fitore, tri barazime dhe dy humbje në tetë ndeshjet e para, duke grumbulluar në total 12 pikë, një më shumë sesa skuadra e Ronald Koemanit këtë sezon. Tri humbje në kaq pak javë të luajtura janë shumë për një skuadër si Barcelona dhe është shumë e vështirë për të gjetur precedentë.

Ata humbën tri herë edhe gjatë sezonit 2000-2001, por fitonin katër ndeshje dhe në klasifikim kishin 13 pikë, sërish më mirë sesa pozicioni në të cilin ndodhen aktualisht, me dy pikë më shumë në tabelë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet