Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

KED vendos për pasuesin e Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është prej orësh në një mbledhje për të vendosur se sa kandidatë do t’i shkojnë Presidentit të Republikës për të zgjedhur pasuesin e Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetuese.

Ky i fundit u emërua gjyqtar nga Presidenti, por pak ditë më pas u shkarkua nga Vettingu.

Aktualisht, për të zënë vendin e Muçit, KED ka kualifikuar noteren Sonila Bejtja dhe avokatin Altin Binaj.

Nga kjo garë u skualifikuan juristët: Eugen Papandile dhe Zhaklina Petro, të cilët gjykata i ktheu sërish në garë.

Në mbledhjen e sotme KED, do të vendosë nëse edhe këta dy emra duhet të kualifikohen për të shkuar në tryezën e presidentit.

Pas marrjes së këtij vendimi, faza tjetër është intervistimi i kandidatëve dhe renditja e tyre, ku Meta mund të dekretojë vetëm një nga 3 emrat që kryesojnë listën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet