Johnson i emocionuar për rezultatet e vaksinës së Oksfordit: Bravo shkencëtarëve tanë

Bota
Johnson i emocionuar për rezultatet e vaksinës së Oksfordit:

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të vaksinës së Universitetit të Oksfordit.

Në një postim në mediat sociale, Johnson shprehet i kënaqur dhe thotë se rezultat janë shumë emocionuese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri po ashtu deklaron se ka ende kontrolle të mëtejshme të sigurisë dhe përgëzon të gjithë shkencëtaret dhe vullnetarët që morën pjesë në studim.

“Lajme tepër emocionuese, vaksina e Oksfordit ka rezultuar shume e efektshme në prova. Ende ka kontrolle të mëtejshme të sigurisë, por këto janë rezultate fantastike.

Bravo për shkencëtarët tanë të shkëlqyeshëm në Universitetit të Oxford dhe Astra Zeneca, dhe të gjithë atyre që dolën vullnetarë në këto sprova”, shkroi Johnson.

Më herët Universiteti i Oksfordit deklaroi se kanë gati një vaksinë që të mbron 70% nga COVID-19.

ME TE LEXUARAT