Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Identifikimi i votuesve 16 mln euro/ Kërkohen 5400 pajisje identifikimi në të gjitha qendrat e votimit

Data 25 e muaj Prill të 2021 do të shënohet në kalendarin e zgjedhjeve në vend jo vetëm si dita kur sovrani do të zgjedhë drejtuesit për katër vitet e ardhshme me nje kod të ri elektoral, por edhe si dita me zgjedhjet më të shtrenjta në histori.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar analizimin e ofertave që kanë bërë kompanitë për ofrimin e shërbimit për identifikimin biometrik. Sipas analizës financiare për të organizuar zgjedhjet e 25 Prillit, vetëm për identifikimi biometrik do të nevojitet një fond prej 16 milion euro.

Këto para do të shërbejnë për të blerë rreth 5400 pajisje identifikimi, të cilat do të shpërndahen neper vendvotimet në të gjithë Shqipërinë ku kosto per nje pajisje të vetme përllogaritet në rreth 3 mije euro. Të mërkurën qeveria ne mbledhjen e saj te përjavshme pritet të ketë mbi tryezë nje kërkesë specifike, 16 milion euro për identifikimin biometrik.

Fatura së kripur të zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm pritet ti shtohen edhe te tjera shpenzime edhe zëra si: paratë për të organizuar zgjedhjet, apo financuar partitë. Gjithashtu kosto për dy projekte pilot për votimin dhe numërimin elektronik, kamerat e vëzhgimit ne vendvotime, kutitë apo edhe per fletën e votimit, e cila këtë herë krahas partive do të ketë edhe emrat e kandidatëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet