Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Hoti kërkon falje për deklaratën e Selmanajt: Kanë shtrembëruar të vërtetën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj për personat e pagjetur.

Në një deklaratë për mediat kryeministri Hoti ka theksuar se deklarata e Selmanajt është shtrembëruar nga persona të caktuar.

“Nëse ka pasur përkushtim për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve ndonjëherë ka në këtë qeveri, nuk ka munguar përkushtimi as në qeveritë e kaluara. Deklaratat që i ka dhënë Selmanaj janë totalisht duke u shtrembëruar nga persona të caktuar. Nëse o të kishte një element më të vogël në bindje ose në deklaratat Selmanaj ose të cilido anëtarë të qeverisë, jo të stafit politik po cilido zyrtar të shtetit që do të binte ndesh me parimet e funksionimit tonë dhe që në çfarëdo forme do të cenonte ose do të fyente, t’i bënte të ndihen keq familjarët e të pagjeturve, unë i pari i qeverisë do t’iu kërkoja falje atyre dhe do të merrja menjëherë veprimet e nevojshme, por e vërteta nuk është ashtu. Nëse dikush nga familjarët e të pagjeturve ose kushdo tjetër është ndjerë keq nga informatat e shtrembëruara për deklarimet e Selmanaj edhe për atë iu kërkojë falje, por e vërteta nuk qëndron ashtu siç po thuhet publikisht”, është shprehur Hoti.

Ndër të tjera ai thotë se kërkon falje nëse dikush është ndier keq, mirëpo, sipas tij, e vërteta nuk qëndron ashtu. Hoti ka theksuar se të pagjeturit janë prioritet për qeverinë që e drejton.

Interpelanca e Kuvendit për të pagjeturit, ditën e enjte është përcjellë me shumë tensione, fillimisht pati përplasje mes Arben Gashit të LDK-së e Saranda Bogujevcit të LVV-së, e cila është e mbijetuar e masakrës në luftën e fundit në Kosovë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet