Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E pazakontë, pakoja postare niset për në Bayreuth, përfundon në Bejrut

Pulla postare tregonte se pakoja duhej të shkonte në Universitetin e Bayreuth-it, në qytetin gjerman me të njëjtin emër, por detyrat e shtëpisë së studentit të Drejtësisë përfunduan në Bejrut, në kryeqytetin e Libanit.

“Nuk kemi mundur të kuptojmë se si ndodhi kjo, pavarësisht vlerësimeve intensive”, tha një zëdhënës i Deutsche Post për gazetën “Bild”.

Edhe pse emrat e dy qyteteve kanë të njëjtin tingëllim në mënyrë të ngjashme në gjermanisht, ata nuk janë identikë. Po ashtu nuk është identik as drejtshkrimi i tyre.

Dhe pagesa e postës për një pako të brendshme nuk do të mjaftonte për të dërguar shumicën e dokumentave deri në Liban.

“Pakoja origjinale është për fat të keq ende rrugës për në Liban ose ndoshta në rrugën e kthimit”, shtoi zëdhënësi.

Procesi mund të zgjasë deri në gjashtë javë, por ai sqaroi se kostot postare të studentit do të rimbursohen.

Studenti, të paktën, u tregua i kujdesshëm dhe bëri një kopje të detyrës, të cilën arriti ta dorëzonte personalisht.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet