Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Boll më…”, Griezmann nuk i duron komentet për paraqitjen tek Barcelona

Futbollisti Antoine Griezmann është një futbollist fantastik, por te Barcelona nuk po arrin të shprehë gjithë potencialin që zotëron.

Të shumta janë shkaqet dhe pafund është folur në lidhje me formën e tij tek ekipi katalanas.

Përshtatja jo e mirë me futbollin karakteristik që luhet në “Camp Nou”, aktivizimi jo në pozicionin e tij natyral apo “problemet” me Leo Messin.

Njerëzit flasin, por 29-vjeçari ka vendosur të thyejë heshtjen në një deklaratë për Movistar.

“Më pëlqen të flas e komunikoj në fushë. Ka ardhur koha t’i rregullojmë gjërat. Ka një kohë të gjatë që lexoj shumë komente dhe fjalë rreth meje, mendoj se mjafton me kaq“, deklaron Antoine Griezmann.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet