Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bill Gates jep lajmin e mirë, çfarë do ndodhë me vaksinat deri në shkurt

Bill Gates ka qenë një figurë polarizuese gjatë pandemisë së coronavirusit, por tani filantropi miliarder ka arsye të shpresojë.

Duke folur për CNN, Gates shpjegoi se ‘pothuajse të gjithë’ vaksinat e coronavirusit në zhvillim do të jenë gati deri në shkurt të vitit të ardhshëm.

Dy vaksinat e para që pritet të marrin aprovimin e FDA në SHBA janë ato të zhvilluara nga Pfizer dhe Moderna. Por Gates thotë se të tjerat në zhvillim, si ato të AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Novavax – do të jenë gjithashtu të suksesshëm.

“Pothuajse të gjitha vaksinat do të funksionojnë dhe me nivele shumë të larta të efikasitetit”, tha Gates për CNN’s Fareed Zakaria.

“Unë jam optimist se deri në shkurt ka shumë të ngjarë që të gjitha vaksinat të tregohen shumë efikase dhe të sigurta”, theksoi Gates.

Pavarësisht optimizmit, Gates paralajmëron se dimri përpara do të jetë i vështirë për shumë njerëz.

“Ne duhet të shqetësohemi shumë për gjashtë muajt e ardhshëm”, tha ai.

Ai gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të vishnin maska ​​dhe të mbajnë distancë sociale, ndërsa zhvillimi dhe prodhimi i vaksinave vazhdon.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet