Basha pas vizitës tek një biznes në Tiranë: Ka nevojë për një shpresë të re. Për një qeveri që i ndihmon

Politikë
Basha pas vizitës tek një biznes në Tiranë: Ka nevojë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë përshtypjet pas vizitës tek një biznes në Tiranë. Basha shkruan se Biznesi i vogël dhe i mesëm ka nevojë për një shpresë të re, për një qeveri që i ndihmon.

“Rolanda më tregoi për vështirësitë me të cilat ndeshet biznesi me produkte ushqimore shqiptare që ajo e menaxhon prej disa kohësh. Me pak xhiro dhe me punonjës që janë detyruar të largohen nga puna – për fat të keq kjo është situata në pjesën më të madhe të bizneseve të vogla në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Biznesi i vogël dhe i mesëm ka nevojë për një shpresë të re. Për një qeveri që i ndihmon. Një qeveri që kujdeset për ta, mposht sëmundjen dhe ripërtërin ekonominë.

Ne do ta nxjerrim biznesin e vogël dhe çdo familje shqiptare nga kriza dhe do të punojmë për rritjen e ekonomisë e punësimit. Bashkë do të sjellim një shpresë të re për vendin”, deklaroi Brataj.

ME TE LEXUARAT