Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Arjola Demiri ndalon fëmijët ta thërrasin mami: Më latë beqare

Arjola Demiri është një ndër emrat më të lakuar në showbizzin shqiptar. Ish-missi është nënë e tre fëmijëve mirëpo duket shumë më e re dhe ka linja perfekte për dikë që ka lindur tre herë.

Demiri është një nënë e divorcuar pasi është ndarë nga bashkëshorti i saj prej disa vitesh dhe akoma nuk e ka gjetur “Princin” e saj të kaltër.

E ftuar në emisionin “Why Not” në Rtv Ora, Arjola ka treguar disa skena mjaft komike me fëmijët e saj. Një ndër to është dhe momenti në plazh kur ajo me të qeshur u ka bërë një “kërkesë” vajzave të saj mos e thërasin mami pasi njerëzit aty e shikonin me habi dhe nuk besonin që ajo ishte mami i tyre. Epo, normale me atë pamje që Arjola ka i japim të drejtë.

“Ishim në plazh, unë me dy vajzat ndërsa Rubini ishte tek i ati. Gjatë kohës që ishim në plazh këto thërisnin “Ma, Ma” dhe gjithë njerëzit sa herë thërisnin këto më thoshin “Moj mami i këtyre je ti?”. Edhe unë i përgjigjesha po mami I tyre jam. I thashë nga nesër dhe mbrapa mos më thërisni më mami se më latë beqarë për gjithë jetën, ju lutem më thërisni teze”- tregon Arjola me humor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet