Ambasada gjermane njoftim të rëndësishëm për vizat: Nga sot...

Aktualitet
Ambasada gjermane njoftim të rëndësishëm për vizat: Nga

Ambasada gjermane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm. “Sektori i vizave hapet sërish me kapacitet të kufizuar. Prej ditës së hënë, datë 23 nëntor.

Sektori i Vizave dhe Pashaportave është sërish i hapur. Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet.

Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve. Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht.

Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore.

Lutemi të mbahet në konisderatë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime.

Këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesve/-eve dhe të punonjësve/-eve.

Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmang’ja e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid-19. Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse. Lutemi për mirëkuptimin tuaj“.

ME TE LEXUARAT