Vasili sulmon Ramën: Boll ia vutë në prehër Betimin e Hipokratit, hipokritit të qeverisë

Politikë
Vasili sulmon Ramën: Boll ia vutë në prehër Betimin e

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka një apel në këto që po kalon vendi për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe mes akuzave e replikave nga kampet politike.

Vasili shkruan se nuk mund t’i vihet “në prehër betimi i Hipokratit, hipokritit të qeverisë” dhe se mbi këdo që zgjodhi në këto ditë të rënda hipokritin para Hipokratit do të ketë vetëm ditë të trishta pa dinjitet dhe pa personalitet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai shpërndan postimin e mjekut Dritan Koçiaj, i cili apelon për hapjen e spitalit COVID 4 dhe tregon për një situatë të rëndë.

Më tej nënkryetari i LSI-së i kërkon kryeministrit Edi Rama të dorëhiqet dhe të lutet që të harrohet si e keqja më e madhe që ka parë ky vend.

POSTIMI I PLOTË I VASILIT

Kolegë, klientë të qeverisë, boll ia vutë në prehër Betimin e Hipokratit, Hipokritit të qeverisë.

Mjekësia, i sëmuri, dinjiteti juaj profesional janë të shenjta mos shkelni më mbi to.

Hipokriti do të ikë.

Por mbi këdo që zgjodhi në këto ditë të rënda Hipokritin përpara Hipokratit, do të këtë vetëm ditë të trishta pa dinjitet dhe pa personalitet dhe këtë e vendosin qytetarët dhe asnjë politikë a politikan.

Kryeministër fli gjumë në shtëpi, se të sëmuret me COVID torturohen nëpër autoambulanca gjithë natën!

Kryeministër fli rehat gjumë në shtëpi, ndërsa faktet e rënda që Dr.Dritan Koçiaj ndan me shqetësim qytetar, profesional dhe human flasin shumë.

Kryeministër fli rehat gjumë në shtëpi, ndërkohë që është i tmerrshëm ç’organizimi i qeverisë përballë pandemisë.

Kryeministër fli rehat gjumë në shtëpi, ndërsa çdo ditë është një dite ankthi për qindra e qindra familje shqiptare që përballen me COVID në dyert e strukturave shëndetësore për arsye të ç’organizmit total.

Kryeministër fli rehat gjumë në shtëpi ndërsa kufomat e qytetarëve lihen në mënyrë makabre në tokë.

Kryeministër fli rehat gjumë në shtëpi ndërsa të sëmurët torturohen gjithë natën të sëmurë me COVID nëpër autoambulanca me oksigjen dhe në kushte shumë të rënda.

Kryeministër t’i zgjohesh vetëm për propagandë, për lehjet idiote e llaxore të tuat dhe për të bërë presionet edhe ndaj mjekëve që thonë të vërtetën dhe reklamën e radhës për mashtrimin e radhës.

Kryeministër fli rehat gjumë ndërsa Pandemia është jashtë çdo kontrolli për shkak se ti si kryeministri më i paaftë dhe më i kapur, që është parë ndonjë herë e ke zhytur Shqipërinë në një krizë shëndetësore të tmerrshme.

Kryeministër ti vazhdo fli gjumë, por mbi ty rëndojnë qindra e qindra jetë qytetarësh që ti u privon shërbimin shëndetësor me ç’organizimin tënd dhe me paratë që ia heq mjekësisë dhe ua jep inceneratorëve dhe oligarkëve.

Kryeministër jep dorëheqjen, ik, largohu, zhduku dhe lutu që të harrohesh si e keqja më e madhe që ka parë ky vend ku ligësia dhe paaftësia janë bërë bashkë kaq fort vetëm tek ty.

Nga DRITAN KOÇIAJ

Thirrje publike.

Drejtuar komitetit të ekspertëve, ministres së shëndetësisë, kryeministrit të vendit.

Ju lutem zgjohuni nga gjumi.

Është ora 03 e mëngjesit sot datë 22 nëntor është ftohtë dhe kam 3 orë e gjysmë me pacient në autoambulancë në derën e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Porsi unë janë dhe 6 autoambulanca të tjera me pacientë.

Vende në urgjencën pritëse po kështu dhe në pavione nuk ka.

Vazhdojmë t’i ndërrojmë bombolat e 02 autoambulancave por kjo nuk është zgjidhje.

Ndërkohë me bindje jua them se në linjën e 127 kush e di sa janë në pritje.

Ju lutem zgjohuni nga gjumi hapni sytë dhe shikoni të vërtetën në sy.

Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qofte edhe me infermiere për oksigjenimin e pacienteve me saturime të ulëta.

Ju lutem zgjohuni dhe angazhoni shtretërit në spitalet rajonale sadopak qofshin ato.

Ju lutem zgjohuni se nesër do jetë vonë. Po kolapsohet sistemi. Çdo jetë vlen.

Dhe çdo jetë e humbur do jetë në ndërgjegje tuaja jo të ne mjekëve apo infermiereve që punojmë e do vazhdojmë të punojmë.

Dritan Koçiaj mjek.

ME TE LEXUARAT