“Turp për presidentin që thyen rregullat e republikës së tij”, Braçe sulmon Metën

Politikë
“Turp për presidentin që thyen rregullat e republikës

Zv/kryeministri Erion Braçe ka kritikuar kreun e Shtetit Ilir Meta dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi pasi morën pjesë në ditëlindjen e aktorit të humorit, Bes Kallaku.

Për Besin, Braçe e nisi me një urim, por vuri në dukje se gjatë këtij eventi nuk u respektua asnjë rregull anti-Covid, dhe shton ai, nuk është aspak e moralshme për kohët që po jetojmë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Braçe thotë se një figurë publike duhet të përçojë mesazhe, e jo t’i thyejë rregullat siç ka ndodhur me Besin.

Ndërkohë, duke u ndalur tek presidenti Ilir Meta dhe tek zonja Kryemadhi, zv/kryeministri shkruan se e vërtetuan që akuzat i kanë thjeshtë për politikë.

“A ka më turp se një president që thyer rregullat e Republikës së tij”, shkruan Braçe. Ndërsa, sa i përket ndëshkimit, ai fton shqiptarët që “gjobën t’ua japin në 25 prill.”

Postimi në Facebook

BES, TE BEHESH 135 VJEC;

PER VETE, PER PRINDERIT,

PER ZONJEN E VAJZEN!

Te kesh cdo te mire per vete e per ta!

Te kesh SHENDET o Bes,

per vete e per ta!

Tani, gezimi kur ben 35 vjec eshte normal, po ne kete kohe a eshte i ligjshem?;

Po le menjane ligjin edhe pse duhet te jete i pari, por po pyes nga pikpamja morale!!

Une them joooo!

Ti je nje figure publike e kudo ne bote,

te tille-jane apo jo te infektuar,

e kane kaluar apo jo Covid,

percjellin mesazh per te tjere njerez!

Kjo i ben modele edhe me te mire,

te tille qe vlejne edhe sherbejne!

Nejse, te rrosh sa me shume!

Tani kam dy fjale per keta njerezit e festes, keta te politikes;

A E KUPTONI SE SA FALS JANE?

A E KUPTONI QE MASKEN E KANE PER NE TV E ASKUND KU JETOJNE?

A E KUPTONI QE “SHQETESIMIN” PER NUMRIN E SHQIITAREVE TE INFEKTUAR, TE SHTRUAR NE SPITALE APO QE KANE HUMBUR JETEN,

E KANE RETORIKE POLITIKE, INSTRUMENT PERMES TE CILIT MENDOJNE SE DO KAPIN PUSHTETIN?

A e kuptoni qe keta refuzojne cdo ligj, cdo rregull, cdo mase, perbuzin cdo perpjekje te njerezve te zakonshem dhe te mjekeve e infermiereve te jashtezakonshem?

Por mbi te gjitha;

A E KUPTONI SE KETA REFUZOJNE TE JENE SI JU, TE BARABARTE ME JU?!

E di qe do me turreni tani me pyetjen legjitime:

Po keta pse nuk gjobiten?!

Ca tu them?

Po ju pergjigjem edhe une me nje pyetje:

A KA ME TURP SE NJE PRESIDENT QE THYEN LIGJET E RREGULLAT E REPUBLIKES SE TIJ?

E ftillon gjoba nje te tille?

Une them se ajo 3000 lekeshja nuk i ben derman!

Pyetje e kam;

A SHKRUAJME NGA NJE GJOBE SI POPULL PER KETE;

#GJOBEPERPRESIDENTIN

vo: po ky politikani i ri qe quan shkelje ligji pse i tregojne rregullat ne nje fushe dhe shkel ligjin sic e shihni ne kohe pandemie, cfare do ketu?!

ME TE LEXUARAT