Shkrumbohet nga flakët banesa në Mallakastër, shpëton e moshuara

Aktualitet
Shkrumbohet nga flakët banesa në Mallakastër, shpëton e

Një zjarr ka rënë sonte në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.

Mësohet se zjarri ka rënë ditën e sotme në banesën e Vezire Jaupaj 75 vjeçe, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar zjarrit masiv.

Ndërkohë, sipas një denoncimi të banorëve, zjarrfikëset kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje. Si pasojë e zjarrit, janë konstatuar dëme të konsiderueshme.

Mendohet se shkak i këtij zjarri është bërë një shkëndijë elektrike në pajisjet e banesës.

ME TE LEXUARAT