Shëroi Trump, SHBA miraton trajtimin me ilaçin e ri kundër koronavirusit

Bota
Shëroi Trump, SHBA miraton trajtimin me ilaçin e ri kundër

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi përdorimin emergjent të ilaçit “Regeneron” kundër koronavirusit. Trajtimi eksperimental i antitrupave është një koktej që mundëson që sistemi imunitar të veprojë kundër virusit Covid-19.

Terapia eksperimentale iu përdor edhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump kur ai u infektua në muajin tetor me koronavirus. “Unë dua që të gjithëve t’u jepet i njëjti trajtim si presidentit tuaj sepse unë ndihem mirë” tha Trump atëherë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Regeneron” paraqiti një aplikim për përdorim emergjent atë muaj pasi studimet paraklinike treguan se terapia, e quajtur REGN-COV2, zvogëloi sasinë e virusit.

“Autorizimi i këtyre terapive me antitrupa mund të ndihmojë pacientët të shmangin shtrimin në spital dhe të lehtësojë barrën në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor” tha FDA, pasi miratoi autorizimin.

Terapia e “Regeneron” është pjesë e një klase trajtimesh të njohura si antitrupa monoklonalë, të cilët bëhen për të vepruar si qeliza imune që shkencëtarët shpresojnë se mund të luftojnë infeksionet.

Autorizimi do të zgjerojë numrin e barnave në dispozicion të mjekëve për të luftuar virusin, i cili vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

ME TE LEXUARAT