Pa rival, Monika Kryemadhi shpallet kryetare e LSI
Lajmifundit
/
22 Nëntor 2020, 14:09
Politikë

Pas përfundimit të numërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur Monika Kryemadhin kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kryemadhi garoi në zgjedhjet e brendshme të partisë që u mbajtën dje pa një rival. Ndërkohë, në një deklaratë për mediat LSI bën të ditur se nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
LSI njofton po ashtu se vijon ende procesi i numërimit të votave për delegatët e Konventës Kombëtare, rezultati i cilit do të shpallet menjëherë pasi KQZ të njihet me tabelat përmbledhëse të rezultatit për çdo qendër votimi.
ME TE LEXUARAT
Ad 300 x 250