Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ngjarja që tronditi Francën/ Burri dënohet me 25 vite burg për vrasjen e gruas dhe djegien e trupit

Një burrë është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e gruas së tij dhe djegien e trupit të saj në një rast që ka tronditur Francën. Trupi i djegur pjesërisht i Alexia Daval u gjet në pyll pranë qytetit veri-lindor të Greit në tetor 2017.

Burri i saj, Jonathann Daval, fillimisht e raportoi atë si të zhdukur, duke i thënë policisë se kishte shkuar për vrap dhe nuk u kthye më. Ai më vonë rrëfeu se e kishte rrahur për vdekje dhe se i kishte djegur trupin.

36-vjeçari ishte i heshtur ndërsa vendimi u lexua të shtunën. Ai më herët tha “më fal” ndërsa shikonte prindërit e gruas së tij. Prokurorët thanë se çështja ishte “një krim i brendshëm pothuajse i përsosur” dhe kishte kërkuar një dënim të përjetshëm.

Çfarë ndodhi me Alexia Daval?

Alexia Daval ishte një bankiere 29-vjeçare. Burri i saj e raportoi atë të zhdukur në tetor 2017, duke thënë se nuk ishte kthyer pas daljes për vrap. Trupi i saj u gjet dy ditë më vonë, pjesërisht i djegur dhe i mbuluar nga degët në një pyll larg rrugës së saj të zakonshme të vrapimit.

Vdekja e saj frymëzoi një marshim prej 10,000 njerëzish në qytetin Grey. Gratë gjithashtu e nderuan vrapuesen me vrapime simbolike në qytete anembanë Francës. Pas vdekjes së saj, Daval u shfaq me lot në konferencat për shtyp me vjehrrit e tij.

Por tre muaj më vonë, prokurorët njoftuan se ai kishte rrëfyer për vrasjen e gruas, ndërsa fillimisht mohoi djegien e trupit, akuzë që e pranoi vitin e shkuar. Ai ka ndryshuar historinë e tij disa herë gjatë rrjedhës së çështjes.

Në fillim të kësaj jave, kur u pyet nga gjykatësi nëse pranoi të “ishte personi i vetëm i implikuar në vdekjen” e gruas së tij, ai u përgjigj “po”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet