Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Modelja shqiptare infektohet me Covid: Jemi prekur si familje

Modelja shqiptare Greiss Petroviç është prekur nga koronavirusi. Modelja është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe pritet që në fillim të muajit dhjetor të sjellë në jetë fëmijën e saj.

E ftuar në emisonin ‘ftesë në 5’ ajo është shprehur se është kujdesur shumë që të mos infektohej por megjithatë nuk ja doli.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se nga sëmundja vdekjeprurëse janë prekur edhe anëtarët e familjes, sakaq shprehet se aktualisht temperaturën nuk e ka shumë të lartë dhe gjatë gjithë kohës është në kontakt me mjekët.

“Për fat të keq më zuri dhe jam ruajtur shumë. Kam shumë pak ditë që jam prekur, 7-8 ditë. Po e kaloj mirë, me temperaturë të papërballueshme.

Jemi të gjithë në shtëpi, na ka zënë të gjithëve. Do të doja shumë të mos e kaloja sepse kisha frikën e bebit.

Jam gjithë kohës në kontakt me mjekë. Kisha menduar që në tre javët e fundit të shtatzënisë të mos takoja njeri, ta ndërprisja dhe punën. Dhe siç kisha menduar më ndodhi, por uroj që të mos vijë bebi derisa ta mbyll këtë dreq COVID-i,” tha modelja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet