Me pistoletë në brez brenda metros, prangoset shqiptari në Londër

Aktualitet
Me pistoletë në brez brenda metros, prangoset shqiptari në

Një shqiptar i cili udhëtonte në metrotë e Londrës me pistoletë në brez është arrestuar.

I arrestuari është Albert Shahu.

Shqiptari 32 vjeçar banues në White City Estate, në zonën e Hammersmith, në lindje të Londrës, është përballur në gjykatë me akuzën e mbajtjes së një arme pa leje.

Arrestimi i tij u bë në metronë Queensway në zonën Bayswater. Albert Shahu me origjinë nga Dibra u përball me gjykatën Southwark Crown Court nga ku iu komunikuan akuzat.

Në të njëjtën gjykatë në muajt në vazhdim do të zhvillohet edhe procesi gjyqësor në ngarkim të tij.

ME TE LEXUARAT