Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Bypassin Levan-Fier

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mbrëmje në Byppasin e Levan – Fier.

Policia njofton se sot rreth orës 18:40, në Bypass_in Levan-Fier, në vëndin e quajtur “Kryqzimi i Baltëzes”, shtetasi Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa AA478YC ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S. S., 59 vjeç, banues në Fier, i cili ka qenë duke lëvizur në këmbë.

Mësohet se këmbësori që ndërroi jetë quhet Sokrat Semini.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:40, në Bypass_in Levan-Fier, në vëndin e quajtur “Kryqzimi i Baltëzes”, shtetasi Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa AA478YC ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S. S., 59 vjeç, banues në Fier, i cili ka qënë duke lëvizur në këmbë.

U shoqërua drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet