Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Makina humb kontrollin, ndërron jetë 68-vjeçari, plagosen 2 pasagjerët

Një makinë ka humbur kontrollin në një kantier ndërtimi në Tiranë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe si pasojë ka ndërruar jetën 68-vjeçari H. D.

Gjatë aksidentit janë lënduar dhe pasagjerët e mjetit shtetasit B.K dhe B.K, të cilët janë nisur me ambulancë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.11.2020, rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit, mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet