Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kaos tek Sanatoriumi, ambulancat qëndrojnë para spitalit me pacientë

Situata në spitalin “Shefqet Ndroqi” ose Covid-2 është kaotike. Prej orësh aty ndodhen disa autoambulanca.

Ambulancat janë të vendosura para urgjencës së Sanatoriumit me pacientët, ndërkohë që mjekët afrohen vazhdimisht për t’ju dhënë atyre trajtim.

Ende nuk është e konfirmuar nëse në spitalin Covid-2 janë ezauruar të gjithë shtretërit, apo çfarë protokollesh po ndiqen.

Para ambienteve të spitalit nuk mungojnë edhe familjarët të irrituar, pasi të afërmit e tyre prej orësh ndodhen në autoambulanca dhe shumë prej tyre kanë nevojë për oksigjen.

 

Kujtojmë se gjatë natës mjeku i këtij spitali Dritan Koçiaj bëri thirrje përmes rrjeteve sociale se në Sanatorim nuk ka shtretër, ndërsa pacientët po marrin trajtim në ambulanca.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet