Infektohet me covid-19, mjeku shtrohet në spital

Aktualitet
Infektohet me covid-19, mjeku shtrohet në spital

Infektimit me koronavirus nuk i ka shpëtuar as mjeku Drini Dobi. Neurologu në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është infektuar me COVID dhe aktualisht po trajtohet në spital.

Mësohet se gjendja e mjekut është stabël. Drini Dobi u prek nga sëmundja pak ditë më parë.

Duke qenë në vijën e parë, mjekët janë më të rrezikuarit për t’u infektuar nga koronavirusi.

ME TE LEXUARAT