Humbi jetën nga Covidi, varroset kreu i Kishës Ortodokse Serbe Irenej

Kosovë&Rajon
Humbi jetën nga Covidi, varroset kreu i Kishës Ortodokse Serbe Irenej

Qindra persona në Serbi, përfshirë edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, morën pjesë në ceremoninë e varrimit të Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, i cili vdiq në moshën 90-vjeçare si pasojë e infektimit me COVID-19.

Vetëm të afërmit e Irinejt, klerikët dhe disa personalitete të tjera, përfshirë presidentin Vuçiiç dhe anëtarin serb të presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, u lejuan brenda kishës Shën Sava.

Qytetarët e ndoqën ceremoninë e varrimit nga ekranet e mëdha, të vendosura jashtë kësaj kishe.

Gjatë eulogjisë, Vuçiç tha se Irinej është munduar që të gjejnë rrugë për Serbinë, që të mos e njoh pavarësinë e Kosovës.

“(Irinej) Ka vepruar në mënyrë racionale, duke kërkuar rrugë që të ruajmë, ose të paktën të mos e pranojmë në asnjë mënyrë pavarësinë e Kosovës, duke e kuptuar realitetin e vështirë”, tha Vuçiç. /Rel/

ME TE LEXUARAT