Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Hapet pavioni i tretë i spitalit Covid 3, brenda javës edhe COVID 4 pasi vazhdon të rritet numri i të infektuarve

Burime bëjnë me dije se Ministria e Shëndetësisë ka hapur edhe një pavion të tretë në Spitalin Covid3 pranë QSUT-së në Tiranë.

Burimet sqaruan gjithashtu se brenda javës së ardhshme do të hapet edhe spitali Covid4.

Vendimi vjen ndërkohë që numri i të infektuarve me koronavirus vazhdon të rritet nga dita në ditë, ndërsa shtretërit në spitalet përkatëse vijojnë të mbushen.

Prej javësh, opozita ka hapur që të hapen spitale të tjera për të infektuarit, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë, në rast të mbushjes së kapaciteteve spitalore, pritet të hapë edhe disa spitale rajonale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet