Grabitja në Vlorë, policia: Vijon krehja e zonës, autori ende i paidentifikuar

Aktualitet
Grabitja në Vlorë, policia: Vijon krehja e zonës, autori ende i

Policia ka sqaruar ngjarjen që tronditi këtë mbrëmje qytetin jugor të Vlorës, ku një person ende i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë me dhunë një karburant në lagjen "Hajro Çakërri".

Sipas policisë grabitësi nuk ka arritur të kryejë vjedhjen ndaj dhe ka goditur me sende të forta shitësin V.Rr, 59 vjeç, duke i shkaktur dëmtime të lehta fizike.

Vlorë

Më datë 22.11.2020, në orën 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë me dhunë në një karburant duke kercënuar punonjësin e karburantit shtetasin V. Rr., 59 vjeç, të cilin e ka goditur me një send të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike.

Autori nuk ka mundur të kryej vjedhjen dhe është larguar me shpejtēsi.

Shërbimet e policisë kanë shkuar nenjëherê në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT