Grabitet me dhunë karburanti në Vlorë, lëndohet shitësi

Aktualitet
Grabitet me dhunë karburanti në Vlorë, lëndohet shitësi

Mbrëmjen e kësaj të diele është tentuar grabitja e një karburanti në Vlorë.

Mësohet se gjatë grabitjes është lënduar në këmbë shitësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bëhet me dije se grabitësi ka goditur me sende të forta shitësin.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë. Nuk dihet shuma, e cila është vjedhur nga ana e grabitësve, por besohet se është vjedhur vetëm xhiroja ditore.

Si ka ndodhur ngjarja

Punonjësi i karburantit ka qenë duke folur në telefon, kur një person i ri në moshë dhe më një kapuç i është afruar dhe i ka kërkuar xhiron e ditës.

Punonjësi i ka thënë s’kam para, por i riu i ka kërkuar të mos kthehet dhe e ka qëlluar. Ndërkohë është larguar në një rrugicë aty pranë.

Policia po punonë për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT