Furgoni përplas për vdekje këmbësorin në superstradën Lezhë – Milot

Aktualitet
Furgoni përplas për vdekje këmbësorin në

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

Mësohet se aksidenti i rëndë ndodhi në superstradën Lezhë – Milot, pranë kryqëzimit të Ishull Lezhës.

Një furgon pasagjeresh ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin.

Lezhë/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot ,në Ishull Lezhë,në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues B.Gj.,ka aksidentuar një këmbësor ,ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT